Maqedonia në muajin dhjetor do ta merr në dorë kryesimin e ICMPD-së, deklarojnë nga Ministria e Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në kuadër të Konferencës së Migracionit të Vjenës 2018, mbajtur në dy ditët e kaluara në Vjenë, dhe organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit ICMPD, sekretarja e shtetit në Ministrinë e Brendshme, Magdalena Nestorovska, mbajti një takim dypalësh me Drejtorin e ICMPD, Michael Spendelegger dhe bashkëpunëtorët e tij, në lidhje me presidencën e organizatës nga Maqedonia vitin e ardhshëm. Ministri i Diasporës së Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, gjithashtu mori pjesë në takimin”, deklarojnë nga Ministria e Brendshme.
Me rastin e kryesimit të takimit nga sekretarja e shtetit, Magdalena Nestorovska, u prezantuan argumentet e propozuara-prioritare për presidencën e ardhshme në drejtim të zhvillimit të politikave të emigracionit./Telegrafi/