Site icon Telegrafi

Maqedonia vazhdon avazin e huamarrjes

Qeveria e Maqedonisë nuk e ka ndërmend që të ndalet duke marrë hua të reja. Pas vendimit për emetimin e një euroobligacioni në tregun ndërkombëtar, qeveria ka parashikuar një huamarrje të re prej 4.7 milion euro, nga kreditorët e brendshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në ankandin e letrave shtetërore me vlerë do të ofrohen vetëm obligacionet tremujore dhe dymbëdhjetëmujore, ndërkaq të mërkurën duhet të kthehen 8.6 milion euro borxh./Telegrafi/

Exit mobile version