Site icon Telegrafi

Maqedonia u prezantua në konferencën ndërkombëtare rinore në Paris

Në qendrën ndërkombëtare universitare në Paris, sot u mbajt konferenca ndërkombëtare për të rinj “Connecting youth” në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia u prezantua përmes Drejtorit të Agjencisë për të rinj dhe sport, Marjan Spaseski dhe përfaqësuesve të 12 organizatave rinore dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile nga Maqedonia.

Në konferencë u bisedua për katër tema të rëndësishme për të rinjtë, si arsimi dhe mobilizimi i të rinjve, punësimi dhe ndërmarrësia te të rinjtë, përfshirja rinore dhe pjesëmarrja mediave.

Rekomandimet e konferencës do të dorëzohen si propozim për kyçje në raportin final të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Si një prej aktiviteteve kryesore të samitit për Ballkanin Perëndimor është nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e zyrës rajonale për të rinj – RYCO, proces në të cilin është kyçur Maqedonia bashkë me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Samiti për Ballkanin Perëndimor i cili mbahet në Paris është karakteristik për atë që krahas temave të tjera, i përfshin të rinjtë si një prej prioriteteve kryesore për arritjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

 

Exit mobile version