Site icon Telegrafi

Maqedonia me tre raste të reja me coronavirus, 70 numri i të prekurve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se nga 43 testime të bëra sot, tre persona kanë dalë me pozitiv.

“Numri i të prekurve me coronavirus është 70”, thotë Filipçe, njofton Telegrafi maqedoni.

Ai tha se tre pacientët janë një udhëtare që ka udhëtuar nga Serbia, gjyshja e 4 vjeçares nga Shtipi dhe një pacient nga Shkupi..

Lexo po ashtu Maqedoni, 19 të infektuar të rinj me coronavirus

Ai tha se qytetet ku ka të infektuar me coronavirus janë Shkupi, Dibra, Shtipi dhe Gostivari./Telegrafi/

Exit mobile version