Kompanitë e Maqedonisë janë duke u përballur me një sërë problemesh të cilat kanë lindur si rezultat i kritës politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha në shënimin e 94 vjetorit të Odës Ekonomike. Drejtoresha e Drejtorisë së shoqatave sipas veprimtarisë pranë Odës Ekonomike, Biljana Peeva – Gjuriq, këto probleme janë theksuar më tepër nga shkaku i krizës politike.
Ajo thotë se më shumë rrezik shihet në humbjen e partnerëve potencial dhe atyre ekzistues, me të cilët bashkëpunojnë ose kanë plane bashkëpunimi kompanitë e Maqedonisë.
Sipas saj, tashmë ka raste kur kompanitë e jashtme na trajtojnë si ”rajon rreziku”, prandaj partnerët e jashtëm janë të rezervuar për bashkëpunim./Telegrafi/