Site icon Telegrafi

Maqedonia tejkalon disa vende ballkanike për nga shporta e konsumit

Në një analizë të gazetës serbe ”Blic” për vendet e rajonit të Ballkanit, thuhet se marrëdhënie më të mirë në mes të rrogës mesatare dhe shportës së komsumit ka në Rumani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij kriteri, prapa Rumanisë radhiten Kroacia, pastaj Hungaria, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina. ”Blic” e radhitë Maqedoninë para sllovenëve, malazezëve, bullgarëve dhe boshnjakëve.

Kështu, një rrogë mesatare në Rumani mbulon 1.8 shporta konsumi, në kroahci, 1.6, në Bosnjë e Hercegovinë, 0.9, kurse në Maqedoni, 1.36.

Rroga më të larta ka në Slloveni, pastaj Hungari dhe Kroaci, ndërkaq sipas Indeksit të mirëqenies, jeta më e mirë është në Slloveni, pastaj Kroaci, Hungari, Rumani, Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë./Telegrafi/

Exit mobile version