Maqedonia të qëndrojë në rrugën e reformave të përpiluara që do të mundësojnë marrjen e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Kjo është thirrja përfundimtare në Konferencën e 13-të të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane/integrime të shteteve të përfshira në Procesin për Stabilizim Asocim në Evropën Juglindore-Kosap, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit Nikolla Dimitrov, procesi i anëtarësimit duhet të përdoret prej Maqedonisë për të bërë një demokraci evropiane ku do të sundojë ligji.
Dimitrov deklaroi se disa reforma në gjyqësi tashmë janë kryer, ndërsa përfundoi se marrëveshja me Bullgarinë ka ndikuar në përfitimin politik dhe ekonomik./Telegrafi/