Site icon Telegrafi

Maqedonia do të subvencionojë deponimin e grurit në hambare

Bujqit të cilët dëshirojnë të shesin grurin e tyre në momentet e rritjes së çmimeve, duhet që ta deponojnë atë nëpër hambare, kundrejt një shume të caktuar parash, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë drejtim, shteti do të subvencionojë një pjesë të harxhimeve të deponimit, për një periudhe nga 2 deri 6 muaj. Shuma e mbështetjes financiare është 80% nga shuma për deponim, ose më së paku 60 denarë për 1 to, për një muaj.

Për mbështetjen financiare, bujqit duhet të aplikojnë çdo dy muaj./Telegrafi/

Exit mobile version