Me rastin e 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, sot Ministria e Punëve të Jashtme do të mbajë ceremoni përkujtimore dhe do të hapet ekspozita “Bota e humbur e hebrenjve sefardikë nga Ballkani Perëndimor”.
Në këtë ngjarje është planifikuar fjalim i ministres së Arsimit, Renata Deskoska, kryetarit të Bashkësisë së Hebrenjve, Berta Romano-Nikoliq, ambasadorit të Britanisë dhe Gjermanisë, Charless Gareth dhe Thomas Gerberich dhe shefes së Minisiot të OSBE-së, Nina Soumalanien, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara para 12 viteve vendosi të nderojë viktimat e holokaustit më 27 janar, datë e cila para 68 viteve u ndërpre funksionimi i kampit të përqendrimit “Auschwitz”./Telegrafi/