Site icon Telegrafi

”Maqedonia të quhet Republika Qendrore e Ballkanit”

Zv. kryetari i të djathtës greke, ”Grekët e Pavarur”, Panagiotis Sguridis, ka kërkuar referendum për çështjen e emrit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga News24 dhe ”Parapolitika”. Sguridis ka deklaruar se partia e tij nuk do të votoj emër që ka përmbajtje ”Maqedonia”, duke shtuar se propozimi i partisë së tyre është ”Republika Qendrore e Ballkanit”.

Sipas tij, Maqedonia mund të luaj rol të rëndësishëm në Ballkan dhe se anëtarësimi në NATO dhe BE është me rëndësi. Por, Sguridis thotë se nëse grekët vendosin ndryshe nga propozimi i tyre, atëherë do ta pranonin./Telegrafi/

Exit mobile version