Në Maqedoni ka filluar ndërtimi i fabrikës më bashkëkohore për armë, municion dhe pajisje luftarake. “Broadstones Defence”, sot edhe zyrtarisht e shënoi fillimin e investimit në vlerë prej pesë milionë dollarë në vendin Barbaros, në Makedonski Brod, ku në 10 hektarë është parapa të ketë pesë salla për prodhimtarinë, një ndërtesë administrative dhe një pjesë për deponim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Realizimi i projektit duhet të përfundojë deri në fund të muajit maj, kur edhe fillon test-prodhimi, ndërsa prodhimi i rregullt pritet të fillojë prej korrikut të vitit 2017, ku të punësuar pritet të jenë mbi 200 persona.
Kjo fabrikë për municion, është projekti i parë prej disa projekteve që “Broadstones Defence” i planifikon në Maqedoni./Telegrafi/