Site icon Telegrafi

Maqedonia do të përdorë hallka elektronike për të burgosurit shtëpiak (Foto)

Drejtoria për zbatimin e sanksioneve ka blerë 400 hallka elektronike për mbikëqyrje të të dënuarve që do të vuajnë burgun shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë masë, më 1 nëntor ka filluar zbatimi i Ligjit të lirimit me kusht. Nga kjo drejtori, për agjencinë e lajmeve META thonë se tashmë janë blerë këto hallka elektronike, monitorët dhe softuerët, ndërkaq është trajnuar edhe kuadri që do të punojë me këto, si edhe do ta zbatojë burgun shtëpiak.

Përndryshe, ky projekt ka filluar të realizohet në vitin 2010, me para të IPA fondeve të BE-së, me një vlerë prej 1.8 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version