Javën e ardhshme, pra ditën e martë, shteti do të merr edhe një hua tjetër, përmes ankandit të letrave me vlerë në tregun e brendshëm, ku pritet që të merren borxh 93.3 milionë euro të reja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq në ditën e nesërme, shteti duhet të kthej 94 milionë euro, si rezultat i huamarrjeve të vjetra te tregu financiar i brendshëm.
Huamarrja e fundit ka ndodhur mbrëmë, kur shteti dha letra me vlerë me çmim prej 2.1 milionë euro, edhe pse këtë javë nuk është parashikuar ndonjë kthim të borxhit të vjetër. Këto huamarrje janë arsyeja e konfliktit institucional ndërmjet ministrit të financave Zoran Stavreski dhe zv. ministrit shtesë të financave nga radhët e LSDM-së, Kire Naumov./Telegrafi/