Site icon Telegrafi

Maqedonia do të investojë 3 milionë euro për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Maqedonia do të investojë tre milionë euro në pajisje për detektimin dhe paralajmërimin e fatkeqësive natyrore. Projekti ka për qëllim të sigurojë kapacitete për përpunimin e informacioneve të shumta që do të duhet të japin parashikimin më të saktë të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia do të jetë edhe pjesë e softuerit të përbashkët hidro-meteorologjik të vendeve të rajonit. Ky sistem është platformë që do të identifikojë ndodhitë me mundësi rreziku dhe ndikimin e tyre posaçërisht kur këto ndodhi përfshijnë më shumë shtete.

Kjo u tha në Konferencën ndërkombëtare që mbahet deri më 9 shkurt në Shkup, me mbështetje të USAID-it dhe Bankës Botërore, ndëkaq marrin pjesë ekspertë të më shumë se 20 vendeve, ndër të cilët edhe nga Britania e madhe, Suedia, Rusia, Kina, etj./Telegrafi/

Exit mobile version