Site icon Telegrafi

Maqedonia do të humbasë 100 milionë euro nga kuotat e çelikut të vendosura nga KE

Të paktën 100 milionë euro do të humbasin kompanitë dhe firmat nga Maqedonia për shkak të kuotave të çelikut që mbeten në fuqi edhe për tre vjet.

Kjo u bë e qartë nga vendimi i fundit i Komisionit Evropian e cila ka vendosur kufizimet të cilat që 10 muaj vetëm se janë në fuqi, ndërsa u vazhduan edhe për tre vjet të tjera.

Kanë qenë të padobishme lobimet e drejtorit ekonomik të “Makstil” dhe përfaqësuesit të qeverisë, të cilët ishin disa muaj më parë në Bruksel, për të bindur BE-në që të heqë taksat e larta doganore për këtë metal pasi që kuota e kufizuar të kenë mbaruar.

Bëhet fjalë për kuota sipas principit “erga omnes”, pavarësisht nga origjina e tyre dhe i referohen 26 kategorive të produkteve të çelikut. Pretendohet se këto masa mund të rishikohen dhe të ndryshohen në rast të ndryshimi të rrethanave.

Pas futjes së tarifave të larta për importet e çelikut dhe aluminit nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi gjithashtu për të rritur tarifat për një numër të produkteve të çelikut, me çka pritet të mbrohet mos devijimi i tregtisë që kanë shkaktuar masat e SHBA-së./Telegrafi/

Exit mobile version