Nikitas Kaklamanis, deputet në Kuvendin e Greqisë thotë se Shkupi do të bëhet vëzhgues në NATO, nëse nuk arrihet një marrëveshje e plotë për çështjen e emrit.
Në intervistën e tij për Radio 247, Kaklamanis thotë se vështirë që mund të arrihet një marrëveshje e plotë deri në korrik, dhe si arsye kyçe e përmend Kushtetutën e Maqedonisë.
Deputeti i “Demokracia e re” ka drejtuar kritika ndaj qeverisë greke për shkak të mosnjoftimit të partive opozitare, dhe se nuk ka formuar linjë kombëtare, sidomos para vizitës së Kotzias në Shkup./Telegrafi/