Telegrafi

Maqedonia do të bashkëpunojë me Japoninë për menaxhim me katastrofat natyrore

Maqedonia dhe Japonia kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat. Me këtë marrëveshje pritet që të zvogëlohen rreziqet nga vërshimet, rështitjen e dheut dhe përhapja e zjarreve.

Sipas marrëveshjes parashihet që të kontrollohen aktivitetet e faktorit njeri në rastin e zjarreve, ndërsa do të shfrytëzohen edhe sisteme mbrojtëse për mjesisin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Institucionet shtetërore të cilat do të kyçen në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim janë Qendra për menaxhim me kriza dhe Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar.

Gjatë viteve të fundit Maqedonia po ballafaqohet me vërshime që lënë pasoja të mëdha, ndërsa gjatë kësaj vere ka pasur probleme me lokalizimin e disa zjarreve pyjore që shpërthyen në vend./Telegrafi/