Temperatura deri -22 gradë celcius, borë deri gjysmë metër dhe shi të akullt. Duke filluar nga dita e enjte, Maqedonia do të goditet me valat më të ftohta në 6 vitet e fundit, ndërsa më ftohtë do të jetë të shtunën, njoftuan nga a Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” thonë se me 37 pika në gjithë shtetin dhe me makina speciale janë të gatshëm të përballen me valën polare e cila po vjen në Maqedoni.
Tanimë një pjesë e Gadishullit Ballkanik është i goditur nga valat e ftohta polare, ndërsa nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike njoftuan se prej nesër Maqedonia do të goditet me temperatura ekstreme të ulëta./Telegrafi/