Agjencia gjermane e lajmeve DPA bën të ditur se Washingtoni zyrtar është duke bërë trysni ndaj Athinës për hyrjen e Maqedonisë në NATO.
Sipas kësaj agjencie, qeveritë e të dy vendeve kërkojnë një mënyrë për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së emrit, raporton Deutsche Welle.
Burime nga qeveria greke kanë thënë për DPA se është e vështirë të gjendet një zgjidhje e shpejtë, pra nuk duhet të pritet në zgjidhje e ”sotshme për nesër”.
Gjithnjë sipas DPA-së, SHBA-të bëjnë trysni që Maqedonia të anëtarësohet sa më shpejtë në NATO për të penguar ndikimin e Rusisë në këtë vend ballkanik./Telegrafi/