Maqedonia do të sjellë ligj të ri për sigurimin e nivelit të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet informatike i cili do të harmonizohet me standardet e BE-së. Ministritë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme punojnë në vlerësimin e pjekurisë së kapaciteteve për siguri kibernetike në shtet me mbështetje të Bankës Botërore dhe ekspertë nga Qendra globale për kapacitete në sferën e sigurisë informatike në Universitetin Oksford.
Në raportin që do të përgatitet, do të japin rekomandime për përmirësim të kapaciteteve në sferën e sigurisë informatike, në drejtim të marrjes së një hapësire më rezistente dhe inovative kibernetike në Maqedoni.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski sot deklaroi se Qeveria është e vetëdijshme se çështjen e sigurisë kiberetike nuk duhet ta shqyrtojë si çështje sektori dhe angazhohet për bashkëpunim të të gjitha institucioneve, sektorit privat, qytetar dhe akademik për përforcimin e sigurisë kibernetike në Republikën e Maqedonisë.
Marko Mantovaneli, drejtor i Zyres së Bankës Botërore në Maqedoni, e përshëndeti nismën e Maqedonisë për ngritjen e vetëdijes dhe rëndësinë e sigurisë kibernetike.
Duke shtuar se TIK janë shumë të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit ekonomik theksoi se Banka Botërore investon në mbi 1000 projekte në mbi 110 vende në pjesën e teknologjisë informatike.
Maqedonia, me këtë partneritet me Bankën Botërore po i bashkangjitet 60 vendeve të tjera të cilat e kanë kaluar këtë proces./Telegrafi/