Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
“Më 6 shkurt do të shkruajmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin me të ardhshmen Maqedonia e Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në Twitter, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Maqedonia, dhe më pastaj në Greqi, është hequr pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën veriatlantike.
Ceremonia e nënshkrimi do të mbahet në selinë e NATO-s, në Bruksel, në praninë e ministrit të punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. 29 ambasadorë të vendeve anëtare do të nënshkruajnë protokollin, ku Maqedonia do të mund marrë pjesë në të gjitha “formatet kryesore” të këshillit veriatlantik.
Pas nënshkrimit të protokollit, secili shtet anëtar i NATO-s duhet ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë, procedura mund të zgjas deri në 2 vite, edhe pse pritjet janë se do të përfundojë në fillim të vitit 2020 apo në fund të këtij viti. Vendet si Kanada dhe Belgjika kanë procedura më të gjata dhe më komplekse të ratifikimit.
/Telegrafi/
On 6 February we will write history: #NATO Allies will sign the accession protocol with the future Republic of North Macedonia together with FM @Dimitrov_Nikola. pic.twitter.com/vyJVHJm9D5
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 2, 2019