Telegrafi

Maqedonia subvencionon turizmin

Këtë ua premtoi ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, punëtorëve turistikë dhe përfaqësuesve të odave ekonomike në takimin e djeshëm në Strugë. Sipas tij, subvencionimi do të fillojë të zbatohet prej fillimit të vitit të ardhshëm.

"Do t`i subvencionojmë turoperatorët të cilët do të bartin mysafir të huaj në Maqedoni që do të qëndrojnë në grupe të organizuara më shumë se tre ditë. Kjo do të ndihmojë të kemi aranzhmane më konkurrente për të huajt, ndërsa do të rriten edhe neto të ardhurat devizore", tha ministri Fatmir Besimi.

Ai premtoi se do të vazhdojë mbështetja e Qeverisë në promovimin e vlerave turistike të Maqedonisë në mediumet elektronike dhe të shtypura botërore dhe nëpër bursat turistike.