Maqedonia sot do të prezantojë ushqimin dhe pijet tradicionale në panairin më të madh për konsumatorët në Federatën Ruse dhe në Evropën Juglindore “Prodekspo 2017”, që do të mbahet prej nesër deri më 10 shkurt në Moskë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pjesëmarrja e kompanive nga Maqedonia është nën organizimin e Odës ekonomike ruso-maqedonase dhe me mbështetje financiare nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.
Në këtë panair në Moskë “Prodekspo 2017” në 100 mijë metër katrorë, do të marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga 57 vende me 27 tenda kombëtare./Telegrafi/