Në Maqedoni vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale arrin mbi 35 gradë celsius, ndërsa në zona të caktuara do ti kalojë edhe 40 gradë celsius. Mot shumë i nxehtë pritet gjatë fundjavës, ku temperatura në vende të caktuara pritet të arrijë deri në 42 gradë.
Indeksi UV do të qëndrojë në 9 gradë.
Sipas vlerësimeve meteorologjike, sot Maqedonia gjendet në fazën e everdhë, ndërsa nesër pritet të kalojë në atë të portokalltë./Telegrafi/