Shteti prej bankave vendase dhe kompanive të sigurimit, sot do të kërkojë hua prej rreth 60 milionë euro, njoftoi Ministria e Financave në faqen e internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është një ankand i bonove të thesarit 12-mujor me dhe pa klauzolë të këmbimit valutor, dhe një obligacion qeveritar 15-vjeçar. Nesër në bazë të detyrimeve të matura, shteti duhet të kthejë të njëjtën shumë parash.
Kjo është huamarrja e dytë për të kthyer një hua tjetër, në muajin shtator. Borxhet vendore nga 4 janë shkurtuar në 2 në muaj, ndërsa sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev, këtë vit nuk parashihet huamarrje në tregun vendor./Telegrafi/