Për Ministrinë e Financave (MP), dhënia e letrave afatgjate me vlerë, siç është ajo 30 vjeçare e ditës së sotme, e përmirëson strukturën e borxhit publik.
Gjithashtu, nga kjo Ministri thonë se kjo e ulë rrezikun për rifinancim të borxhit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani janë lëshuar letra shtetërore me vlerë deri 15 vjeçare, ndërsa gatishmëria e investuesve në këtë instrument të ri financiar paraqet besim në politikat financiare dhe të ardhmen e shtetit, thonë nga MP-ja.
Përndryshe, Maqedonia, pas Sllovenisë, është vendi i vetëm që ka shfrytëzuar letra shtetërore afatgjate 30 vjeçare. /Telegrafi/
*Foto Ilustrim