Në periudhën janar – maj, 2016, eksporti ka shënuar rritje për 7.3%, kurse importi gjithashtu ka shënuar rritje për 6.3%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kështu thonë statistikat e Entit Shtetëror (ESHS), sipas të cilave, deficiti tregtar është 44.267.065 denarë, ndërkaq mbulimi i importit me eksport është 70.3%.
Gjatë kësaj periudhe, më së shumti është bërë tregti me Gjermaninë, Britaninë e madhe, Serbinë, Greqinë dhe Italinë./Telegrafi/