Është lista e gjatë e prodhimeve, bujqësore dhe ushqimore, që Maqedonia mund t’i mbrojë si tradicionale. Sipas Vlladimir Kakurinov, nëse Maqedonia dëshiron të mbrojë prodhimet e saj tradicionale, duhet ta bëjë sa më parë, për shkak se vendet tjera janë të gatshëm të bëjnë një gjë të tillë. Sipas tij, më e interesuar është Bullgaria për të përvetësuar ushqimet e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kakurinov propozon një tabelë të prodhimeve të vendit të cilat Maqedonia mund t’i mbrojë si ushqime të garantuara tradicionale. Sipas tij, nëse shteti e bën një gjë të tillë do të ndikojë në zhvillimin rural të vendit./Telegrafi/