Maqedonia është radhitur në vendin e 10-të në raportin e ri të “Doing Business” të Bankës Botërore, që është përmirësim për një pozitë në krahasim me vitin e kaluar.
Renditja e vendeve është bërë në bazë të 10 kritereve, ndërsa janë përfshirë 190 vende të botës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia në bërjen e biznesit më mirë radhitet në pikën e “mbrojtjes së investitorëve nga pakicat” dhe është në vendin e 7.
Maqedonia renditet e 47-ta për fillimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredive, e 31-ta në pagesën e taksave dhe e 29-ta në tregtinë ndërkufitare.
Çdo vit raporti “Doing Business” në 190 ekonomi, mat aspekte të rregulloreve të biznesit që janë me rëndësi për ndërmarrësit, duke u fokusuar në dhjetë fusha: krijimin e një biznesi, trajtimin e lejeve të ndërtimit, furnizimin me energji elektrike, regjistrimin e pronave, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve të pakicave, pagesën e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës.
Megjithatë, raporti nuk përfshinë të gjitha çështjet që janë me rëndësi për vendimet e bizneseve. /Telegrafi/
Raportin e plotë të “Doing Business” për Maqedoninë të plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni KËTU.