Telegrafi

Maqedonia rrezikohet nga inflacioni

Gosev tha se sipas parashikimeve të bankës qendrore të vendit, inflacioni pritet që të arrijë në 1.5 për qind, përkundër parashikimeve të më hershme për 1 për qind.

Ai sqaroi se arsyet e këtyre parashikimeve bazohen në rritjen e çmimeve të bujqësisë, kryesisht të drithërave dhe miellit, atyre të karburanteve, ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Ndërkohë Gosev tha se edhe rrita ekonomike në vend për këtë vit do të jetë më e vogël, përkatësisht se ajo nuk do të kalojë 0.6 për qind. Arsyet e rritës ekonomike në zvogëlim sipas tij janë kërkesat e vogla të tregut të jashtëm të cilat janë midis 0.1 dhe 0.2 të ndikuara nga kriza në Greqi.

Për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe të biznesit në vend, Banka Kombëtare e Maqedonisë, javën që shkoi e ka zvogëluar kamatën e kredive nga 5 për qind në 4.5 për qind, duke synuar kështu përkrahja e aktivitetit bankar që ai të mbështes ekonominë e vendit e cila sipas tij këtë vit rrezikon që të jetë jo e mirë. /agjencitë/telegrafi/