Telegrafi

Maqedonia rrezikohet nga dalja e lumejve nga shtrati

Të reshurat e shiut në dy ditët e kaluara kanë shkaktuar probleme në disa fshatra rreth lumit Vardar dhe rreth lumit ”Crna Reka”.

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) thonë se mund të ketë dalje nga shtrati të lumit ”Crna Reka” në venbanimin e quajtur Buçim kurse lumi Vardar mund të shkaktojë probleme në fshatrat e Pollogut: Forinë, Zhelinë, Strimnicë dhe në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, nëpër Kumanovë rrezikohet që lumi Pçinja të del nga shtrati në vendbanimet Pelince, Kriva Reka. Kurse lumi Treska mund të del nga shtrati në vendbanimin e quajtur Plasnica.

Në matjet e orës 21:00 (mbrëmë) nivel të rritur të lumit Vardar është vërejtur në Jegunovcë, ku niveli i ujit ka arritur në 214 centimetra (2.14 metra).

Sipas QMK-së, e gjithë kjo ndodh pasi ka pasur të reshura të shiut dhe shkrirje të borës. /Telegrafi/