Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, unanimisht e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin në NATO.
Për ratifikimin votuan, 114 deputetë dhe me këtë përfundon rruga e gjatë e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
Tani pritet që Spanja ta ratifikojë Protokollin dhe Maqedonia në mënyrë të plotë ta përfundojë procedurën dhe të bëhet vendi i 30-të në NATO./Telegrafi/