Në listën e indeksit të përparimit për vitin 2017 Maqedonia është radhitur në vendin e 56-të nga 149 vende të përfshira në këtë listë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo tregon se Maqedonia është në nivelin më të lartë të radhitjes, që nga viti 2007 e këndej. Në vitin 2016, Maqedonia u radhit në vendin e 53-të, pra ka patur një rënie për tre vende.
Në 25 vendet e para është vetëm Sllovenia nga vendet e Ballkanit.
Lista përgatitet nga Instituti Legatum, Londër, që bazohet në 104 variabla, si vlerat tradicionale, ekonomia, norma e punësimit, etj. Në vendin e parë është Norvegjia./Telegrafi/