Telegrafi

Maqedonia radhitet e 107-ta për nga perceptimi i korrupsionit

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2017 që është publikuar mbrëmë nga Transparency International tregon se çrrënjosja e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor shkon shumë ngadalë.

Nga rajoni, më mirë e ranguar është Sllovenia, në vendin e 34-të, pastaj Kroacia (57), Greqia dhe Rumania (59), Mali i Zi (64), Bullgaria (71), Serbia (77), Kosova (85) dhe Shqipëria (91).

Maqedonia është e fundit ndër shtete e rrajonit dhe fqinjët, duke u radhitur në vendin e 107-të.

Tre më mirë të ranguara në botë janë Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda. Somalia është e fundit në listën prej 180 shteteve të përfshira./Telegrafi/