Lehtësimet për investim në Maqedoni u prezantuan sot para përfaqësuesve të Federatës Zvicerane të Tekstilit, ndërkaq të njejtat do të prezantohen edhe në një forum afarizmi në Cyrih, para afaristëve të sektorëve të ndryshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Delegacioni qeveritar ishte i përbërë nga zv. kryeministri Vlladimir Peshevski, ministri për investime të jashtme, Arlind Zeqiri dhe promovuesi ekonomik në Zvicër, Kreshnik Bekteshi.
Zviceranët u njoftuan për zbatimin e reformave sistemore dhe sjelljen e legjislativit bashkëkohor, që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve për afarizëm në Maqedoni.
Përndryshe, në Federatën ziverane të tekstilit janë të anëtarësuara rreth 200 kompani që punojnë në prodhimin e tekstilit dhe veshjeve, menjë vlerë prej rreth 1.7 miliard franga zvicerane./Telegrafi/