Për herë të parë, Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, prezanton kulturën, historinë dhe pasuritë natyrore të Maqedonisë para turistëve hungarez në Panairin e Turizmit në Budapest, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit të Agjencisë, autoritetet turistike kineze kanë sjellë një numër të madh operatorësh turistik kinez, të interesuar për turne ballkanike dhe në këto katër ditë, nga 3 deri 6 mars, pritet që të arrijnë mbi 40 mijë partnerë të mundshëm.
Gjithashtu, është mbajtur një punëtori në të cilën janë realizuar takime me disa operatorë turistik, si: kinezë, hungarezë, serbë, sllovenë, kroatë dhe shqiptarë./Telegrafi/