Sivjet, kapacitetet turistike të Maqedonisë janë pjesë e manifestimit më të madh botëror turistik ITB Berlin, ku arrihen marrëveshje për një numër të madh të destinacioneve turistike botërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë panair është promovuar konferenac e parë rajonale ”Adventure Next Balkans 2016”, e cila do të mbahet në Ohër nga 10 deri 12 maj, me pjesëmarrjen e mbi 300 operatorëve turistik dhe më shumë se 45 mediume.
Delegacioni i Agjencisë për përkrahje të turizmit tërhoqi një numër vizitorësh në stendën e Republikës së Maqedonisë, duke prezantuar kulturën, historinë, dhe traditën e vendit, ndërkaq iniciativa bashkëpunimi erdhën edhe nga ”Tripadvisor” dhe ”Booking”./Telegrafi/