Ringjallja e sektorit të xehetarisë në Maqedoni pritet të ndodhë në vitin e ardhshëm me lëshimin në punë të minierave të zonkut dhe plumbit Zletova dhe Toranica, si edhe me prodhimin e bakrit në minierën Kazan Doll, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kontribut në këtë drejtim do të jep edhe realizimi i projekteve për ndërtimin e xeheroreve të reja, por edhe me stabilizimin e krizës politike në vend.
Kështu thot kryetari i Asociacionit Maqedonas të Xehetarisë (AMX), Nikollajçi Nikollov, i cili thekson se shtyrja e nënshkrimit të një pjese të dokumentacionit për koncesionet, për shkak të krizës politike, mund të ndikojë mbi investuesit që të tërhiqen dhe ta realizojnë kontributin e planifikuar në ndonjë vend tjetër.
Sipas Nikollovit, industria metalike e Maqedonisë ka shënuar rënie në shtatë muajt e parë të vitit, për 9.1%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si shkak i mosfunksionimit të minierave Zletova dhe Toranica.
Statistikat tregojnë se në xehetari, për momentin janë aktive 173 kompani të cilat marrin pjesë me 10.1% në prodhimin industrial, kurse te industria e përpunimit të jometaleve ka 332 kapacitete me 5.14% pjesëmarrje në strukturë.
Eksploatimi i xeheve të papërpunuara bëhet në 378 lokacione, ndërkaq janë dhënë koncesione për hulumtimin e 34 lokacioneve, 13 nga të cilat janë për metale./Telegrafi/