Telegrafi

Maqedonia po zbrazet, 450 persona largohen në ditë nga vendi

Qytetetarë nga qytete si Dellçeva, Kamenica, Vinica dhe Pehçeva janë duke ikur nga Maqedonia për të punuar diku nëpër vendet e Evropës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në qytetin e Dellçevës janë shitur 120 bileta njëkahëshe për në Itali ku fillon sezoni i vjeljes së pemëve dhe perimeve.

Në Itali, qytetarët e Maqedonisë paguhen 6 euro për orë, shumë këtë që në vend e fitojnë për një ditë pune. /Telegrafi/