Prej sot deri më 9 dhjetor, Republika e Maqedonisë do të prezantohet si shtet në fokusin e edicionit të 24 të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Pullë të Republikës së Kroacisë.
Ky është prezantimi i tretë i autorëve nga Republika e Maqedonisë dhe i krijimtarisë së tyre të manifestimeve të panaireve të mëdha rajonalë dhe botërorë, pas pjesëmarrjes së suksesshme të shtetit tonë në panairet e Frankfurtit dhe Tiranës.
Në kuadër të programit, që titullohet “Maqedonia lexon” para publikut kroat dhe vizitorëve nga rajoni, do të realizohen shumë panele, punëtori dhe debate, ku do të marrin pjesë disa autorë, si Nikolla Maxhirov, Lidija Dimkovska, Elizabeta Sheleva, Artan Sadiku, Lulzim Haziri etj., ndërsa vëmendje e posaçme do t’i kushtohet krijimtarisë së të famshmit Goran Stefanovski.
Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës./Telegrafi/