Telegrafi

Maqedonia pjesëmarrëse në panairin e librit në Beograd

Foto: Ilustrim

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Serbi ka realizuar disa takime dhe aktivitete në panairin e librit që këto ditë mbahet në Beograd.

“Pas shfaqjes në Frankfurt, autorët nga Maqedonia vazhdojnë me prezantimet intenzive ndërkombëtare të krijimtarive nga vendi”, thonë nga Ministria e Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të panairit, në tendën e autorëve nga Maqedonia do të mbahen disa ngjarje. Të enjten, vizituesit do të kenë mundësi të takohen me shkrimtaren Jana Misho. Të premten do të vendosen literatura për fëmijët, ndërsa përkrah kësaj do të mbahen edhe punëtori për fëmijë.

Pas disa viteve pauzë Maqedonia këtë vit merr pjesë në panairin me përzgjedhje të mbi 400 veprave reprezentuese nga autorë vendas, tituj të përkthyer dhe atraktiv nga gjithë zhanret./Telegrafi/