Mbi 80 lokacione në vend do të zhyten një orë në errësirë, për të shënuar aksionin ekologjik “Ora e planetit Tokë”.
Ky gjest simbolik bëhet me qëllim të vetëdijesimit të njerëzve në lidhje me zvogëlimin e biodiversitetit dhe ndryshimeve klimatike.
Ngjarja kryesore do të shënohet në sheshin Maqedonia ku vullnetarë të kryqit të kuq me 500 qirinj do ta shënojnë logon e aksionit “60 +”. Nga ora 20:30 deri në ora 21:30 nesër në errësirë do të jetë sheshi Maqedonia, Porta Maqedonia, rruga Maqedonia, Ura e gurit, Kale, sheshi Nënë Tereza etj.
Ndër komunat që i janë bashkangjitur këtij organizimi janë komuna e Aerodromit, Karposhit, Gjorçe Petrovit, ajo e Gazi Babës, Gostivarit etj./Telegrafi/