Telegrafi

Maqedonia pëson edhe humbjen e dytë (Video)

Maqedonia e regjistroi edhe humbjen e dytë në Grup C të garave parakualfikuese ku ndodhet edhe Kosova.

Estonia ka shënuar fitore si mysafire në Shkup me rezultat 80-76.

Në pjesën e parë, edhe pse Maqedonia kishte rehati të rezultatit nuk arriti ta mbajë epërsinë, derisa në fund të çerekut të dytë Estonia u këndell dhe e përfundoi pjesën e parë në epërsi minimale me rezultat 43-42.

Rezultati i ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa estonezët e mbajtën një epërsi të lehtë gjatë dy çerekëve të fundit dhe e mposhtën kundërshtarin në fund me rezultat 80-76.

Te Estonia më i miri ishte Rain Veideman, i cili luajti me 26 pikë, ndërsa te Maqedonia luajti Vojdan Stojanovski me 26 pikë por nuk mjaftoi për fitore.

Kujtojmë se Estonia më 9 gusht do të luajë me Kosovën. /Telegrafi/