Telegrafi

Maqedonia me përqindje të lartë të aksidenteve tragjike (Foto)

Foto: Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna në lidhje me aksidentet me raste vdekjesh që ndodhin në rrugët e shteteve të ndryshme.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në 100 mijë makina në Maqedoni 49.1 pësojnë aksidente në të cilat ka edhe viktima, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga 44 shtete, Maqedonia renditet e pesta, sipas përqindjes së aksidenteve tragjike në 100 mijë makina.

Para Maqedonisë është Rusia me 53.4 aksidente në 100 mijë makina, ndërsa në tre vendet e para janë Shqipëria, Azerbajxhani dhe Bosnja e Hercegovina./Telegrafi/