Site icon Telegrafi

Maqedonia përmendet si shembull i keq në lidhje me lirinë e mediave

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka dënuar një seri metodash të përdorura për ndikim politik ndaj gazetarëve, duke filluar nga kërcënimet fizike dhe paraburgimit, e deri te frikësimi dhe shqetësimi i redaktorëve dhe gazetarëve, trysnia psikologjike e drejtuar kah vetëcenzura, ose lënia anash e mediave kritike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas korrespondentit të AIM-së në Strasburg, në raportin e propozuar nga Stefan Schennach, eurodeputet socialist nga Austria, është përmendur edhe rasti i mediave në Maqedonia.

Maqedonia merret shembull për mungesën e gatishmërisë së elitave politike për të mbrojtur informatorët./Telegrafi/

Exit mobile version