Telegrafi

Maqedonia përgatitet për eksport të mishit të derrave për në BE

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton se Maqedonia është duke u përgatitur për të marr lejen e eksportit të mishit të derrit në Bashkimin Evropian (BE).

Drejtori Zoran Atanasov shprehet se brenda dy viteve duhet të arrihet shpallja e vendit si e çliruar nga murtaja e derrave, që më pastaj të futet në listën e eksportuesve në BE.

Ai sqaroi se ka filluar vlerësimi i forcimit të biosigurisë së fermave komerciale të derrave. Më pastaj do të vij deri te ndërprerja e vaksinimit të derrave, dhe faza finale është lejimi për të eksportuar në BE. /Telegrafi/