Telegrafi

Maqedonia përfshihet nga vala e të ftohtit

Temperaturat e ulëta të paralajmëruara nga nesër janë kërcënim serioz për t’i ngrirë pemët. Ekspertët bujqësore thonë se në qoftë se këto ditë temperaturat bien nën minus 6 gradë ajo mund ta zvogëlojë frutën e këtij viti, por do të ndikojë edhe në cilësinë e kulturave bujqësore.

Alarmin që dje e ngritën edhe kopshtarët. Ata për shkak të temperaturave të paralajmëruara polare dhe borës, tanimë i kanë lëshuar furrat për ngrohje në serra. Një problem tjetër është se për shkak të motit të ngrohtë javët e fundit kanë lulëzuar një pjesë e pemëve, tani i ftohti i kërcënon për t’i djegur plotësisht sythet e parakohshme. Nga Enti Hidrometeorologjik për Alsat, thonë se i ftohti do të zgjasë disa ditë.

Nesër temperaturat do të lëvizin nga minus tre deri në dy gradë, por do të fryjë edhe erë e fuqishme nga veriu. Në ditët në vijim pritet që temperaturat të bien në minus 10.

Shqetësim plotësues për bujqit janë edhe lajmet e disa portaleve globale meteorologjike. Nga atje që tani është ndezur alarmi se pranvera e ardhshme në Ballkan do të jetë me reshje të mëdha, ndërsa priten edhe përmbytje të mëdha.