Pjesa më e madhe e vendit tonë sot pasdite është përfshirë nga moti i keq me reshje të shiut, bubullima, breshëri dhe erërat e forta. Breshër kishte në qytetet e Sveti Nikollës, Kratkovës, Shkupit, Vallandovës, Velesit dhe Kavadarit.
Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se në orët e mbrëmjes në disa vende do të ketë reshje të shiut, breshër dhe erëra të forta. Gjatë natës pritet që të stabilizohet moti.
Nesër në orët e mëngjesit moti pritet të jetë me diell dhe vranësira lokale, ndërsa pasdite do të ketë reshje lokale të shiut.
Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri më 34 gradë celsius. /Telegrafi/