Rreth 10 mijë fëmijë të moshave 7 deri 14 vjeçare, do të bashkohen në aktivitetin pesëditor ”Shkollat e hapura argëtuese për futboll”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto ditë do të hapen në gjysmën e dytë të gushtit në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Mal të zi dhe Kosovë.
Në Maqedoni janë planifikuar 10 deri 12 shkolla dhe programi do të realizohet nga 26 deri 30 gusht në komunën e Kriva Pallankës, me pjesëmarrjen e 220 fëmijëve, nga 6 deri 11 vjeç, trajnerëve dhe asistentëve, kurse nga 29 deri 30 gusht, në Gjorçe Petrov, me pejsëmarrjen e 220 fëmijëve, gjithashtu edhe të trajnerëve dhe asistentëve.
Shkolla të këtilla argëtuese janë planifikuar edhe në muajin shtator në komunat e Kavadarit, Kratovës, Vallandovës, Radovishit, Strumicës, Gjevgjelisë, Makedonska Kamenicës dhe Gazi Babës.
Projekti organizohet nga OJQ CCPA (Cross Cultures Project Association) nga Danimarka, kurse financohet nga UEFA. Qëllimi i projektit është nxitja e pajtimit, afrimit dhe ndërtimit të paqes në mes të bashkësive të ndryshme etnike./Telegrafi/