Telegrafi

Maqedonia përballet me mot të nxehtë dhe të thatë, rrezik për shtimin e zjarreve

Metereologët paralajmërojnë se Maqedonia e Veriut gjendet para një periudhe me mot të thatë dhe të nxehtë, sic thuhet, për shkak të anticiklonit mbi vendin tonë respektivisht fushës së presionit të lartë ajror dhe për shkak të valës së nxehtë afrikane që do të kushtëzojë mot me temperatura që do të shkojnë mbi 30 gradë celsius, kurse pjesën juglindore si dhe në Luginën e Shkupit me temperatura rreth 38 dhe 39 gradë.

Në fillim të javës së ardhshme, sipas metereologëve, kohë pas kohe do të fryejë erë nga drejtimi verior.

Për shkak të kësaj situate, ngriten shqetësimet për rritjen e rerziqeve nga paraqitja e zjarreve pyjore.

Ndërkohë, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se gjatë 24 orëve të fundit ishin regjistruar 16 zjarre.

Prej tyre 13 ishin shuar, ndërsa dy janë ende aktive dhe një është ende nën kontroll.

Dy zjarret aktive në vende të hapura janë në fshatin Tazhevë, Komuna Makedonski Brod, krahu drej Belicës dhe krahu drejtë “Jasenit”.  /tvklan.mk